Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




Iakovit 1:26 - Dhjata e Re 1827

26 Ndë duketë mbë juvet ndonjë që ësht’ i frikuarë i Perndisë, e nuk’ i vë frë gojësë tij, po gënjen zëmërën’ e tij, këtij frik’ e Perndisë s’i vëjen gjë.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




Iakovit 1:26
37 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

Le të mos dalë nga goja juaj ndonjë fjalë e kalbëtë, po e tila që të jet’ e mirë për dërtesë që duhetë, që t’apë dhurëti mb’ata që e digjojënë.


Cilido adha që do e dëshëron jetënë, e të shohë ditëra të mira, le t’i vërë frë gjuhësë tij nga e keqia, e buzët’ e tij të mos flasënë gënjeshtrë.


As e turpshime, as kuvënde të marra, as bufonërira, që janë të pahie, po më tepërë efharisti e lëvdim.


Fjala juaj le të jetë kurdo me hir, bulmuarë me kripë, kaqë të diji juvet qish të përgjegji sicilitdo.


E bëni asuresh që bëjnë fjalë, e jo vetëmë asuresh që digjojënë tuke gënjierë vetëhenë.


Andaj, o vëllazërit’ e mi të dashuritë, le të jetë çdo njeri i shpejtë mbë të digjuarë, e i mënuarë mbë të kuvënduara, e i mpirë mbë të zëmëruarë.


Vështroi adha qish digjoni, se atij që ka do t’i ipetë, e nga ai që s’ka, edhe ajo që duketë se ka do të mirretë prej si.


Sepse nd’i duketë ndonjëit se është gjë, pagjene ai gënjen vetëhen’ e tij.


Ma nga ata që dukenë se kanë nder të madh, çdolloi që të jenë, nuk’ është ndonjë të zgjedhurë nga meje, Perndia nukë vështron të jashtësmen’ e njeriut, sepse ata që dukishnë të mëdhinj nukë dhanë gjëkafshë nga e turea.


E me të mbrazëtë më nderojënë, kur dhidhaksjënë dhidhahira, porsit’ e njerëzet.


Me anë të tij edhe soseni, ndë mbai me atë siri fjalet që ua dhidhaksa unë juvet, përveçe ndë mos besuatë mbë të mbrazëtë.


Edhe pa vëjierë më falenë, kur dhidhaksinë dhidhaskali porsit’ e njerëzet.


Edhe çfaqemi martirë të rrem të Perndisë, sepse kemi dhënë martiri për Perndinë që ngjalli Krishtinë, që s’e ka ngjallturë, ndë mos ngjallenë të vdekuritë.


Ma do të njohç, o njeriu i mbrazëtë, se besa pa punëratë ësht’ e vdekurë?


Kaqë shumë besuatë mbë të mbrazëtë? Po makar të qe mbë të mbrazëtë.


E si njohnë dhurëtinë që qe dhënë mbë mua Iakovoi, edhe Qifai, edhe Ioanni, që dukejnë se qenë kollona, na dhanë mua edhe Varnavësë dorën’ e djathëtë, për nishan të shoqërisë, që të vemi të dhidhaksjëmë nevet ndë filira të tjera, e ata ndë të prerë.


Mos gënjejë gjithëkush vetëhen’ e tij. Nd’është ndonjë që mban vetëhen’ e tij sikur ësht’ i digjuarë nga jush ndë këtë jetë, le të bënetë i marrë, që të jetë i dijturë.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ