Andaj adha, të dashurit’ e mi, sikundrë më digjuatë mua kurdo, jo si kur jeshë përpara jush, po shumë më tepërë ndashti që lipsem, me frikë e me të dredhurë bëni shpëtimnë tuaj.
Vështroni se mos u gënjejë juvet njeri me anë të fillosofisë e pavëjierë, e gënjeshtjaresë, sikundr’ është të paradhosurit’ e njerëzet, sikundrë janë stihit’ e botësë, e jo sikundr’ është Krishti.
Digjoni, o vëllazërit’ e mi të dashuritë, nukë ka cgjedhurë Perndia të varfërit’ e kësaj jetet, të pasurë ndë besë e klironomë të mbretërisë që ka taksurë ature që e duanë atë?
Nuk’ e diji ju që të shtrëmbëritë nukë do të kenë pjesë ndë mbretëri të Perndisë? Mos gënjeni. As kurvjarëtë, as Idhollollatrëtë, as mihotë, as të fëmuaritë, as ata që fëjejënë para jush.
Mos thoi të keq njeri për jatërinë, o vëllazër. Ai që flet likshtë për vëllanë, a gjukon vëllan’ e tij, ai gjukon nomnë. Nukë je ruajtësi nomit, po gjukatasi.
Mbë gjithë, o vëllazërit’ e mi, mos përgjëroni as për Qiell, as për dhe, as jetërë be mos bëni, po le të jetë fjala juaj: Kështu është, kështu është; nuk është kështu, nuk është kështu, që të mos biri ndë dëm.