Vështroni se mos u gënjejë juvet njeri me anë të fillosofisë e pavëjierë, e gënjeshtjaresë, sikundr’ është të paradhosurit’ e njerëzet, sikundrë janë stihit’ e botësë, e jo sikundr’ është Krishti.
Ma ndashti si njohtë Perndinë, a të thom më mirë, si u njohtë nga Perndia, qish ktheneni prapë ndë stihi të smundura e të varfëra, mb’ato që dojëtë njëherë të ktheni përsëri të punoni?
Përse adha u dha nomi? Pat qënë çuarë për sebep të paravasevet, ngjera atëherë që të vin ajo farë, që i qe bërë të taksuritë, edhe qe porsiturë me anë të ëngjëjet mbë dorë të mesitit.
Sepse tek dojëtë të jeshëtë dhaskalë sa për kohë, kini hri që t’u dhidhaksetë juvet përsëri cilatë janë stihitë e të nisurit së kuvëndevet së Perndisë; e jini të tillëtë që kini hri për qumështë, e jo për të ushqierë të shëndoshë.