Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




Filippiot 4:9 - Dhjata e Re 1827

9 Këto edhe i mpsuatë, edhe i muarrtë, edhe i digjuatë, edhe i patë mbë mua, këto bëni. E Perndia e paqit do të jetë me juvet.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




Filippiot 4:9
36 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

E bëni asuresh që bëjnë fjalë, e jo vetëmë asuresh që digjojënë tuke gënjierë vetëhenë.


Të më gjani mua, vëllazër, e viri ndër mënd ata që ecëjnë kështu, sikundrë keni ksomblënë mbë nevet.


Pra andaj më tepër, vëllazër, nxitoni ta bëni të vërtetë të thirrturitë, e të cgjedhuritë tuaj, sepse kur të bëni kështu, do të mos fëjeni kurrë.


Ndë kupëtuatë ju këto, do të jini të lumurë, ndë qoftë që të bëni ato.


E paqia e Perndisë, ajo që tepëron çdofarë të digjuarë, do të ruajë zëmëratë tuaj edhe mëntë tuaj mbë Krishtinë Iisunë.


E Perndia e paqesë do të thërmojë satananë ndënë këmbë tuaj shpejt. Hiri i Zotit sonë Iisu Hristoit me juvet. Ashtu qoftë!


Më të pastajmenë, o vëllazër, qofi me gëzim, qofi të teliosurë, parigorisi, kini një mënd, kini paq, e Perndia e paqit e e dashurisë do të jetë me juvet.


E pse më thoi juvet mua: Zot, o Zot, e nukë bëni ato që u thom?


E dhidhaksni ata të ruajënë gjithë sa u porsita juvet, e ja, unë jam me juvet gjithë ditë, ngjera ndë të sosurë të jetësë. Vërtet.


Nukë do të hijë ndë mbretëri të qiellvet çdo njeri që më thotë mua: O Zot, Zot; po ai që bën ato që do jati im që është ndë qiell.


E kemi shpëresë për juvet mbë Zonë, se ato që u porsitm juvet, edhe i bëni, edhe do t’i bëni.


E juvet u bëtë gjarë nevet edhe Zotit, tuke dheksurë fjalënë me shumë pikëllim, me gëzim të Shënjtit Shpirt.


E vetë Perndia e paqit t’u Shënjtërojë juvet mbë gjithë punëra, që t’u ruhetë Shpirti juaj i tërë edhe kurmi pa fëjierë mbë t’ardhurë të Zotit sonë Iisu Hristoit.


E Perndia e paqit qoftë me gjithë juvet. Kështu qoftë!


U thotë ëmma e tij ature që shërbeijnë: Bëni atë që do t’u thotë ai.


Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Mëma ime edhe vëllazërit’ e mi këta janë, që digjojënë fjalën’ e Perndisë, e e bëjënë atë.


Sepse juvet, vëllazër, kini gjarë qishëvet së Perndisë, që janë ndëpër Iudheë mbë Krishtinë Iisunë, sepse të tila punëra kini besuarë edhe juvet nga filia juaj, si edhe ata nga Çifutë.


Ndo të hai adha, ndo të piji, ndo të bëni ndonjë punë, gjithë për lëvdim të Perndisë t’i bëni.


E ai tuke dredhurë e tuke çuditurë, tha: O Zot, ç’do ti që të bëj unë? Edhe Zoti i thot’ atij: Ngreu mbë këmbë e hirë ndë qutet, e do të të thuhetë ti ç’duhetë të bëç.


Zoti Iisu Hristoi qoftë me Shpirt tënd. Dhurëtia me juvet bashkë. Ashtu qoftë! * Karta e Ditë mbë Timotheonë që u hirotonis Piskop i parë i qishësë Efesiotet, u shkrua nga Romi, kur Pavllua dolli për së ditit përpara Qesarit Neronit.


Sepse Perndia nuk’ është Perndi e akatastasisë, po e paqit, sikundrë dhidhaks ndë gjithë Qishëra të Shënjtorëvet.


Juvet miq të mitë jini ndë bëfçi ato që porsit unë juvet.


E çdofarë punë që të kërkojmë, e marrëmë prej si, sepse ruajmë porsit’ e tij, e bëjmë përpara si ato punëra që i pëlqejënë atij.


Ja Vashëza do të bënetë me barrë, e do të pjellë djalë edhe do ta thonë ëmërit’ e tij Emanuil, që do të thotë Perndia me nevet.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ