17 Të më gjani mua, vëllazër, e viri ndër mënd ata që ecëjnë kështu, sikundrë keni ksomblënë mbë nevet.
Këto edhe i mpsuatë, edhe i muarrtë, edhe i digjuatë, edhe i patë mbë mua, këto bëni. E Perndia e paqit do të jetë me juvet.
Për atë punë u lutem të jini pas meje.
Edhe jo sikur zotëroni mbi klironomi të Zotit, po të bëni ksomblë e vërtetë e griqit.
Jo se nukë mundjëm ta bëjëm, po për të dhënë vetëhenë tënë ksomblë, që të vini juvet pas gjurmëvet sona.
Kujtoni të parëtë tuaj, ata që u dhidhaksnë juvet fjalën’ e Perndisë; ature si t’u vështroni të sosurit’ e jetësë, t’u gjani ndë besë.
Ndonjë le të mos të shajë të ritë tat, po bënu ksomblë nd’ata që besojënë, mbë të folë, mbë të pjekurë, mbë dashuri, mbë Shpirt, mbë besë, mbë të qëruarë.
Sepse juvet e diji qish ësht’ e udhësë që të vini juvet pas gjurmëvet sona, sepse nevet nukë bëm ndonjë të paudhë ndër ju.
Të mos jini spodhi as mbë çifut, as mbë Elinë, as mbë Qishë të Perndisë.
E nd’është ndonjë që nukë digjon mb’ato që thomi me anë të kartësë, shënonie atë, e mos bashkoni me të, që t’i vijë turp.
E juvet u bëtë gjarë nevet edhe Zotit, tuke dheksurë fjalënë me shumë pikëllim, me gëzim të Shënjtit Shpirt.
Unë pa u lutem juvet, vëllazër, të kini sitë hapëtë mb’ata që bëjënë të çqierë e spodhi mbë dhidhahi që kini mpsuarë juvet, e largouni prej suresh.
Të bëni të gjajturë mbë mua, sikundrë gjava edhe unë Krishtit.