Me Krishtinë jam mbërthierë ndë Kruq, e nukë rroj më unë, po rron mbë mua Krishti, e jetënë që rroj unë ndashti ndë kurm, e rroj mbë besë të Krishtit, të birit së Perndisë, t’atij që më deshi mua e dha vetëhen’ e tij për mua.
E ndë jemi djelm, jemi edhe pjesëtarë, pjesëtarë të Perndisë, e pjesëtarë bashkë me Krishtinë. Po nd’është që besojëmë me të bashkë, që edhe të lëvdonemi me të bashkë.
Po me të vërtetë edhe i sillois, se janë të gjitha dëm për të lartë të njohurit Iisu Hristoit Zotit sim, që për atë u dëmëtuaçë të gjitha, e sillois se janë gjithë gërdhu, që të fitoj Krishtinë.
Unë ndashti gëzoj mb’ato që besoj për juvet, e paguaj ndë kurm tim përsëri ato që lipsenë nga mundimet’ e Krishtit për trup të tij, që ai trup është Qisha.
Le të jetë bekuarë Perndia e Babai i Zotit sonë Iisu Hristoit, ai që për ndëjesë të tij të madhenë na polli nevet për së ditit ndë një shpëresë të gjallë me anë të së ngjallturit të Iisu Hristoit nga të vdekuritë.
Sepse ndonëse u mbërthie mbë Kruq si i pafuqiçim, ma rron me fuqi të Perndisë, sepse edhe nevet jemi të smundurë mbë të, po do të jemi të gjallë me të bashkë me fuqi të Perndisë sa për juvet.
Sepse ata që ka njohurë më përpara (Perndia) ata i ka edhe proorisurë që të bënenë të tillëtë sikundr’ ësht’ edhe ikon’ e birit së saj, që të jetë ai prototok (i parë) ndë shumë vëllazër.
Ngjera sa të arrijëmë gjithë ndë të njëjtënë të besësë e të njohurësë të birit së Perndisë, ndë një burrë të tamamtë, ndë masë të versësë të sosurë të Krishtit.
Ndonjë s’ma mer mua atë, po un’ e lë atë nga vetiu. Është nd’urdhër tim ta lë atë, e nd’urdhër tim ta marr atë pagjene. Këjo është porsia që kam marrë nga babai im.
E u thot ature: Potirë tim do ta pini, edhe pagëzimnnë, atë që pagëzonem unë do të pagëzoneni, ma të rrini mb’anë të djathëtë time, edhe mb’anë të mëngjërë time, nuk’ është imea t’u ap, po është për ata që ju është bënë gati nga babai im.