Andaje u dërgova juvet Timotheonë, që është djali im i dashurë, e i besësë mbë Zotnë; ai do t’u bjerë juvet ndër mënd udhët’ e mia që ecëj mbë Krishtnë, sikundrë dhidhaks kudo ndë gjithë qishëra.
E kemi dërguarë me këta edhe një vëlla tënënë që e kemi dhoqimasurë shumë herë ndë shumë punëra që ësht’ i shpejtë, e ai ndashti është më shumë i shpejtë për tharos të shumë që ka mbë juvet.
Mbë Titonë djalën’ e dashurë sikundr’ është besa që kemi bashkë, dhurëti, ndëjesë, e paq nga Perndia Babai, edhe nga Zoti Iisu Hristoi që shpëton nevet.
Po ti ke ardhurë pas dhidhaskalisë sime, pas jetësë sime, pas kshillit sim, pas besësë sime, pas zëmërësë madhe sime, pas dashurisë sime, pas durimit sim.
Sikundr’ ësht’ e drejtë që të silloisem unë kështu për gjithë juvet, sepse u kam juvet pa luajturë ndë zëmërë time, edhe ndë zinçire të mia, e ndë të përgjegjurë tim, edhe ndë të veveosurë t’Ungjillit, jini gjithë shokë ndë gëzim tim.
Nd’u thafç të tila fjalë vëllazëret, do të jeç shërbëtuar i mirë i Iisu Hristoit, i ushqierë me fjalë të besësë e të dhidhaskalisë mirë, e asaja që je mbë të mpsuarë.