Andaje u dërgova juvet Timotheonë, që është djali im i dashurë, e i besësë mbë Zotnë; ai do t’u bjerë juvet ndër mënd udhët’ e mia që ecëj mbë Krishtnë, sikundrë dhidhaks kudo ndë gjithë qishëra.
E dërguam Timotheonë, vëllanë tënë e punëtuarin’ e Perndisë, e shoknë tënë me ne bashkë mb’Ungjill të Krishtit, që t’u stereosjë juvet, e t’u apë juvet nasihat ndë besë tuaj.
Edhe për atë aformi pësoj unë këto punëra, po nukë më vjen turp, sepse e njoh mbi cilinë kam vënë tharosnë, e jam veveosurë që ai ësht’ i fortë që të ruajë amanetnë tim ngjera mb’atë ditë.
Duhetë që t’apëmë nevet kurdo efharisti Perndisë për juvet, vëllazër, sikundrë ka hie, sepse besa juaj vete sa më shumë tuke rriturë, e shtonetë dashuria e cilitdo nga jush mbë njeri-jatërinë.
Mb’atë (kini shpërierë) edhe juvet, kur digjuatë fjalën’ e së vërtetësë, Ungjill’ e shpëtimit suaj, që mb’atë si besuatë, muarrtë vulënë me Shpirt të taksurësë Shënjte.