Që të jem unë shërbëtuar i Iisu Hristoit mb’anë të filivet, të punoj si prift Ungjilln’ e Perndisë, që të dheksetë mblata e filivet, e të shënjtëronetë me anë të Shënjtit Shpirt.
E unë me shumë gëzim do të prish nga imea, e më shumë më tepërë do të ksodheps vetëhenë time për Shpirtëra tuaj, ndonëse kur u dua unë më shumë, juvet më doi më pak.
Unë ndashti gëzoj mb’ato që besoj për juvet, e paguaj ndë kurm tim përsëri ato që lipsenë nga mundimet’ e Krishtit për trup të tij, që ai trup është Qisha.
Sikundr’ është të prituritë e shpëresa ime, që mbë ndonjë punë do të mos turpëronem, po me gjithë tharos si kurdo, edhe ndashti do të larconetë Krishti ndë kurm tim, kaqë për të rruarë, kaqë për vdekëjë.
U lutem adha juvet, o vëllazër, për ndëjesë të Perndisë të bëni kurmetë tuaj kurban të gjallë, të Shënjtëruarë, të pëlqierë te Perndia (që është) të falturitë me mënd tuaj.
E juvet posi gurë të gjallë jini ktisurë mbi të, një shtëpi e Shpirtit, një Priftëri Shënjte, për të prurë kurbane të Shpirtit, të pëlqiera te Perndia, me anë të Iisu Hristoit.
Kështu tuke dëshëruarë juvet, duamë t’u bëjëmë pjesë juvet jo vetëmë nga Ungjilli i Perndisë, po edhe nga shpirtëretë tanë, sepse u bëtë të dashurë mbë nevet.
E i mora gjithë, e më tepërojnë, e jam plot, sepse i mora nga Epafrodhitoi ato që dërguatë juvet, mirodhi t’ëmblë, mblatë të priturë, të pëlqierë te Perndia.
Sepse për punë të Krishtit erdhi ngjera mbë vdekëjë, e s’e silloisi gjë jetën’ e tij, që të mbush të lipsuratë e shërbesësë suaj, që deshtë të bëjëtë juvet për mua.
E Pavllua u përgjegj: Ç’bëni tuke qarë, e tuke lënduarë zëmërënë time? Sepse sa për vetëhenë time, jam gati jo të lidhem vetëmë, po edhe të vdes nd’Ierusalim për ëmër të Zotit Iisuit.
E ndonjë nga këto nukë trëmbem unë, as kam jetënë time më të nderçurë nga vetiu, po të sos udhënë time me gëzim, edhe të shërbierit’ e fjalësë që paçë marrë nga Zoti Iisu, për të dhënë martiri ndë Ungjill të dhurëtisë Perndisë.