Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




Filippiot 1:7 - Dhjata e Re 1827

7 Sikundr’ ësht’ e drejtë që të silloisem unë kështu për gjithë juvet, sepse u kam juvet pa luajturë ndë zëmërë time, edhe ndë zinçire të mia, e ndë të përgjegjurë tim, edhe ndë të veveosurë t’Ungjillit, jini gjithë shokë ndë gëzim tim.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




Filippiot 1:7
34 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

Nuk’ ua thom për dëm tuaj, sepse u thaçë më përpara, që juvet jini brënda ndë zëmëra tona, për të rruarë bashkë, e për të vdekurë bashkë.


Për pjesë tuaj që kini nd’Ungjill, që ditën’ e parë ngjera ndashti.


Për atë unë heq ngjera mbë të lidhurë, sikur kam bërë të keq, po fjal’ e Perndisë nuk’ është lidhurë.


Të falëtë (është) nga dora ime e Pavllosë. Kujtoni zinçiret’ e mia. Dhurëtia me juvet. Ashtu qoftë! * Karta mbë Kollosait u shkrua nga Romi me anë të Tihikoit e Onisimoit.


Po bëtë mirë të hini ndë pjesë mbë shtrëngime të mia.


Për atë jam basaduar me zinçir, që të çfaqem mbë të unë, e të flas sikundrë duhetë.


Për këtë punë unë Pavllua (jam) i hapsosurë i Krishtit Iisuit për juvet Ethnikotë.


Përveçme që Shënjti Shpirt më veveos ndë gjithë qutete, e thotë që zinçirë e shtrëngime më presënë.


Nevet e dimë që kemi shkuarë nga vdekëja mbë jetë, sepse duamë vëllazëritë. Ai që nukë do vëllanë mbetetë ndë mort.


Po unë silloisem se është pun’ e mirë, ngjera sa jam unë ndë këtë tendë t’u çuaj juvet me të kujtuarë.


Po sikundrë bëni shokë ndë pësime të Krishtit, të gëzoni edhe ndë të çfaqurë të nderit së tij.


Andaje, vëllazër Shënjtorë, të thirrë ndë të thirrturë të Qiellet, vështroni Apostollonë e Arhierefnë të mollojisë sanë, Iisu Hristonë.


Të mos duaç adha të të vijë turp për martiri të Zotit sonë, as për mua të lidhurinë për të, po tij kij pjesë ndë mundim t’Ungjillit sa është fuqi e Perndisë.


Sepse gjithë juvet jini të bijt’ e ditësë. Na nukë jemi të natësë as të errëcirësë.


Fali gjithë bashkë edhe për nevet, që të na hapjë nevet Perndia derën’ e fjalësë për të folë për mistirio të Krishtit; për punë të këtij unë jam lidhurë.


Unë adha i lidhuri për Zotnë u lutem juvet, që të ecëni me udhë që ka hie mb’atë të thirrë që jini thirrturë.


Sepse mbë Krishtinë Iisunë s’vëjen gjë të jetë njeriu i prerë, po besa që punon me anë të dashurimit.


Juvet jini karta onë, shkruarë ndë zëmëra tona, ajo ësht’ e njohurë, e dhiavasetë nga gjithë njerëzitë.


Mbë të gjitha ujdisetë, të gjitha i beson, të gjitha i shpëren, të gjitha i pret.


E gjithë këtë e bëj për Ungjill, që të kem pjesë mb’Ungjill.


Ahiere u afërua Hiliarhu e e zuri atë, e porsiti të lidhetë me di zinçirë, e piet: Cili është, edhe ç’ka bërë.


Priftëritë adha që janë ndëpër ju i vë ndë be, u prifti me ta bashkë e martiri i të pësuaret së Krishtit, e shoku i nderit që do të çfaqetë.


Dua dha të diji juvet, vëllazër, që punëtë që janë mbë mua, më shumë janë kthierë për mbrodh t’Ungjillit.


Kaqë që të lidhurat’ e mia që pësova për Krishtinë, u çfaqnë ndë gjithë pretori, e mbë gjithë të tjerë.


E më të shumëtë nga vëllazëritë mbë Zonë, si muarrë tharos nga të lidhurat’ e mia, guxojënë më shumë të flasënë pa frikë fjalën’ e Perndisë.


Ndashti ju e diji dhoqimin’ e tij, sepse punoni me mua bashkë ndë Ungjill, posi djali me të jatnë.


Të lutem edhe tij, o shok i besësë, ndihu ature, që këto kanë lëftuarë me mua për Ungjill, bashkë me Klimentënë edhe me të tjerëtë shokët’ e mi, që ëmërit’ e ture janë ndë kartë të jetësë.


Po edhe juvet e diji, o Filippiot, kur dolla unë nga Maqedhonia, ndonjë qishë s’pati pjesë me mua mbë të dhënë e mbë të marrë, përveçe juvet vetëmë.


Atë unë dojë ta mbajë me vetëhe, që të më punon mua ndaje teje, ndë mes të zinçirëvet t’Ungjillit.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ