Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




Filippiot 1:27 - Dhjata e Re 1827

27 Përveçe të biri sikundrë kërkon Ungjilli i Krishtit, që ja të vij unë e t’u shoh juvet, ja për së largut të digjoj për juvet të thonë, që qëndroni pa luajturë, ndë një Shpirt e ndë një zëmërë, tuke punuarë gjithë bashkë ndë besë të Ungjillit.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




Filippiot 1:27
53 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

Unë adha i lidhuri për Zotnë u lutem juvet, që të ecëni me udhë që ka hie mb’atë të thirrë që jini thirrturë.


E u lutem juvet, vëllazër, për ëmër të Zotit sonë Iisu Hristoit, që të thoi të gjithë një kuvënd, e të mos jetë të çqierë ndër juvet, po të jini të sosurë mbë një Shpirt, e mbë një mënd.


Andaj, o të dashurë, sepse pritni të tila punëra, nxitoni që të gjëndeni nde ai të pazhierë e të qëruarë ndë paq.


Që të ecëni juvet sikundrë ka hie mbë Zonë, tuke pëlqierë atij mbë çdo punë të mirë, tuke prurë pemmë, e tuke rriturë ndë të njohurë të Perndisë.


Të dashurë, si paçë të madhe silloi t’u shkruajë juvet për shpëtim të gjithëvet bashkë, u gjëndçë shtrënguarë t’u shkruaj juvet, e t’u lutem që të lëftoni për besë që është dhënë shënjtorëvet njëherë.


Më të pastajmenë adha, vëllazër, u lutemi juvet e u vëmë ndë be mbë Zonë Iisunë, që sikundrë kini mpsuarë nga nesh, mb’atë lloi që duhetë t’ecëni e të pëlqeni Perndisë, që të shtoni shumë.


Andaj adha, të dashurit’ e mi, sikundrë më digjuatë mua kurdo, jo si kur jeshë përpara jush, po shumë më tepërë ndashti që lipsem, me frikë e me të dredhurë bëni shpëtimnë tuaj.


Sepse shumë ecëjnë, për ata që shumë herë u thaçë juvet, edhe ndashti u thom tuke qarë, që janë armiqt’ e Kruqit së Krishtit.


Më të pastajmenë, o vëllazër, qofi me gëzim, qofi të teliosurë, parigorisi, kini një mënd, kini paq, e Perndia e paqit e e dashurisë do të jetë me juvet.


E turmës’ e ature që kishnë besuarë, ish zëmëra edhe Shpirti një; e s’qe ndonjë që të thosh nga plashkat’ e tij: është imea, po qenë të gjitha të turetë të gjithëvet bashkë.


Kur të tretenë këto punëra, si lloi duhetë të jini juvet ndë jetë Shënjte, e ndë evsevi.


Pra andaj, vëllazërit’ e mi të dashuritë, jini të patundurë e të stereosurë, tuke tepëruarë gjithënjë ndë punë të Zotit, sepse e diji që mu(n)dimi juaj nuk’ ësht’ i mbrazëtë mbë Zotnë.


Sepse nukë turpëronem për Ungjill’ të Krishtit, se ai është fuqi e Perndisë për të dhënë shpëtim mbë cilëdo që beson, përpara Çifutit, e pastaje Elinit.


E pemm’ e së drejtësë pa mbilletë ndë paq mb’ata që bëjënë paq.


Sepse digjoj dashurinë edhe besënë që qe mbë Zonë Iisunë, edhe mbë gjithë Shënjtorë.


Të mos vjedhënë, po mbë çdofarë punë të dëftojënë besë të ture, kaqë që të bëjënë nder ndë dhidhaskali të Perndisë sonë mbë gjithë njerëz.


Lëftova luftën’ e mirë, udhënë e sosa, besënë e ruajta.


Tuke pasurë besë e fiqir të mirë, që atë si nuk’ e deshnë dica, e thienë karavnë mb’anë të besësë.


Ajo është sikundrë thotë Ungjilli i nderçim i lumurit Perndisë që m’është dhënë mua.


E ngaditë prisnë gjithë bashkë shumë kohë ndë Iero; e tuke thierë bukënë shtëpi mbë shtëpi, haijnë me gëzim e me zëmërë të drejtë.


Edhe Iisui si kupëtoi fiqiret’ e ture, u tha ature: Çdo mbretëri kur të ndahetë ndë vetëhe të saj nukë qëndron. Edhe çdo qutet a shtëpi kur të ndahetë ndë vetëhe të saj, nukë qëndron.


Ndashti pa si u kthie Timotheoi nga juvet ndër nesh, e na pru habere të mira nevet për besë e për dashuri tuaj, e që kujtoni nevet kurdo për të mirë, e dëshëroni të na shihni nevet, sikundrë kemi edhe na dëshërim që t’u shohmë juvet.


Sepse digjuam besënë tuaj që kini mbë Krishtinë Iisunë, edhe dashurinë që kini mbë gjithë Shënjtorë.


E kam tharos mbë Zonë që edhe unë kam ndër mënd kshill që do të vij shpejt mbë juve.


Pra andaj edhe unë si digjova besënë tuaj mbë Zotnë Iisunë, edhe dashurinë që kini mbë gjithë Shënjtorë.


Mb’atë (kini shpërierë) edhe juvet, kur digjuatë fjalën’ e së vërtetësë, Ungjill’ e shpëtimit suaj, që mb’atë si besuatë, muarrtë vulënë me Shpirt të taksurësë Shënjte.


Ndonëse s’është gjë jetërë, përveçe që janë dica që u trubullojnë juvet e duanë ta kthejnë përmbis Ungjill’ e Krishtit.


(Kur bëjënë dhoqimi mbë ju mbë këtë punë, apënë lëvdim Perndisë për të gjegjurë të molloisë suaj mb’Ungjill’ të Krishtit, e për pjesë që bëni ju me dorë hapëtë mb’ata e mbë gjithë).


Ature të pabesëvet Perndia e kësaj jetet u ka verbuarë mëntë, që të mos u ndritjë ature drit’ e Ungjillit së nderit së Krishtit, që është konism’ e Perndisë.


Edhe e di që kur të vij ndër ju, do të vij me plot bekim t’Ungjillit së Krishtit.


Që të jem unë shërbëtuar i Iisu Hristoit mb’anë të filivet, të punoj si prift Ungjilln’ e Perndisë, që të dheksetë mblata e filivet, e të shënjtëronetë me anë të Shënjtit Shpirt.


Po ç’thotë karta? Ti ke me vetëhe fjalënë ndë gojë tënde, edhe ndë zëmërë tënde, këjo është fjal’ e besësë që dhidhaksjëmë navet.


Se martir është Perndia ime, që unë i lutem me gjithë Shpirt, mbë të vangjelisurë të birit së tij, që unë kurdo u kujtonem juvet.


(Me anë të tij muarm dhurëti e të dërguarë mbë gjithë filira që të digjojënë ndë besë të ëmërit së tij.


E si shkuanë ca dit, erdhi Filiksi bashkë me gruan’ e tij Dhrusilënë, që qe Çifute, e dërgoi e thirri Pavllonë, e digjoi prej si për besë të Krishtit.


Për pjesë tuaj që kini nd’Ungjill, që ditën’ e parë ngjera ndashti.


Ma na jemi qutetasit’ e Qiellet, ateje nga presmë Sotirë Zonë tënë Iisu Hristonë.


Pra andaj, vëllazërit’ e mi të dashuritë e të dëshëruaritë, gëzimi e kurora ime, kështu të rriji pa tundurë mbë Zonë, o të dashurë.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ