26 Që të tepërojë të mburitë tuaj për mua mbë Hristo Iisunë, me t’ardhuritë tim pa ndër juvet.
Sikundrë na kini njohurë nevet mbënjanë, që jemi mburëja juaj, si edhe juvet ona mbë ditë të Zotit Iisuit.
Nevet nukë mburemi përsëri mbanë ju, po apëmë aformi ndë juvet të mbureni për nevet, që të kini ç’të thoni mb’ata që mburenë ndë faqe e jo ndë zëmërë.
Gëzoni mbë Zonë kurdo, e thom për së ditit, gëzoni.
Sepse nevet jemi të preritë, që punojëmë Perndinë me Shpirt, e mburremi mbë Hristo Iisunë, e nukë kumbisjëmë shpëresënë ndë trup.
U gëzuaçë shumë mbë Zonë, që lulëzuatë një herë të silloisni për mua, sikundr’ edhe silloisjëtë, po s’keshëtë nge.
Këtej e tutje, vëllazërit’ e mi, kini gëzim mbë Zonë. Nukë më vjen rëndë mua, e për juvet duhetë që t’u shkruaj të tilatë punëra.
Po Perndia që parigoris të unjëtitë, ai na parigorisi edhe nevet me t’ardhurë të Titosë.
Ngjera ndashti nukë kërkuatë ndonjë punë nd’ëmër tim. Kërkoni, e do të mirri, që të jetë gëzimi juaj plot.
Edhe ju adha ndashti kini helm, ma do t’u shoh përsëri, e do t’u gëzonetë zëmëra juaj, e gëzimnë tuaj do të mos e marrë njeri nga jush.
Shumë tharos kam unë mbë ju. Shumë mburrem për ju. Jam plot me parigori, ndë gjithë shtrëngime tuaj gëzimi tepëron më shumë mbë mua.
E ndë jam mburrturë pak gjë mbë të për juvet, nuk’ u turpëruaçë, po sikundrë u kam thënë të vërtetënë juvet ndë gjithë punëra, kështu edhe të mburrëtë që paçë dhënë unë për Titonë, u bë të vërtetë.
Ma cilido le të vështrojë punën’ e tij që bën, e atëherë do të ketë nder ndë vetëhe vetëmë, e jo mbë jetërinë.