Po ndonëse patmë hequrë shumë të këqia më përpara, e të shara, sikundr’ e diji, ndë Filippë, ma patm tharos te Perndia onë të flasëmë mbë ju Ungjill’ e Perndisë me shumë të përpjekurë.
Sikundr’ ësht’ e drejtë që të silloisem unë kështu për gjithë juvet, sepse u kam juvet pa luajturë ndë zëmërë time, edhe ndë zinçire të mia, e ndë të përgjegjurë tim, edhe ndë të veveosurë t’Ungjillit, jini gjithë shokë ndë gëzim tim.
Sikundr’ është të prituritë e shpëresa ime, që mbë ndonjë punë do të mos turpëronem, po me gjithë tharos si kurdo, edhe ndashti do të larconetë Krishti ndë kurm tim, kaqë për të rruarë, kaqë për vdekëjë.