Sikundr’ ësht’ e drejtë që të silloisem unë kështu për gjithë juvet, sepse u kam juvet pa luajturë ndë zëmërë time, edhe ndë zinçire të mia, e ndë të përgjegjurë tim, edhe ndë të veveosurë t’Ungjillit, jini gjithë shokë ndë gëzim tim.
Edhe Pavllua i tha: I lutem Perndisë edhe me pak edhe me shumë fjalë jo ti vetëmë, po edhe gjith’ ata që digjojënë mua sot, të bënenë ata të tillë, si lloi jam edhe unë, përveçe këture hekuravet.
E gjau pas tri ditet të thërrit Pavllua ata që qenë të parë ndë çifut. E si u mbëjodhë ata, u thosh ature: O njerëz vëllazër, unë ndonëse nukë bëra ndonjë punë kondrë llaoit a kondrë adetevet së baballarëvet, më dhanë lidhurë nga Ierusalimi ndë duar të Romanëvet.