2 Mb’ato që patë rruarë njëherë, sikundrë qe shpeti i kësaj jetet, sikundrë ish arhondi që ka urdhër mbi këtë erë, Shpirti që ndashti urdhëron ndë bij të së pabesëvet.
Sepse nukë kemi të lëftojmë nevet me mish a me gjak, po me arhira, me urdhëratës, me ata që kanë mbë dorë këtë jetë t’errurë, me Shpirtëre të liga, t’erësë.
Ndëpër ata edhe nevet gjithë pam rruarë njëherë sikundrë qe dëshërimi i kurmit sonë, tuke bënë thelimat’ e kurmit e të kshillit. E jeshëm me të vërtetë djelmt’ e urgjisë, si edhe të tjerëtë.
Juvet kini për baba djallinë, e doi të bëni ato që dëshëron babai juaj. Ai ish që vrau njerinë që herën’ e parë. E ndë të vërtetë nukë qëndroi, sepse s’ësht’ e vërtetë nde ai. Kur flet gënjeshtrënë, flet atë që gjan atij, sepse është gënjeshtjar, edhe babai i gënjeshtrësë.
Ature të pabesëvet Perndia e kësaj jetet u ka verbuarë mëntë, që të mos u ndritjë ature drit’ e Ungjillit së nderit së Krishtit, që është konism’ e Perndisë.
Mbë këtë çquhenë djelmt’ e Perndisë, e djelmt’ e djallit. Cilido që nukë bën të drejtënë, nuk’ është nga Perndia, edhe cilido që nukë do vëllan’ e tij.
Sepse na është sado moti i shkuarë i jetësë që bëm thelimën’ e Ethnikovet, tuke ecurë ndë kurvërira, e ndë dëshërime, ndë të dejturë, ndë të ngrëna, e ndë të pira, e ndë llatri të panom të idhollëvet.
E të mos jini të kthierë sikundrë kthenetë këjo jetë, po ktheni vetëhenë tuaj me të përtërijturë të mëndiesë suaj, që të njihni juvet cila është thelim’ e Perndisë e mira e më e pëlqiera, edhe e sosura.
Kurvjarë e kurvjare, nuk’ e diji juvet se miqësia e kësaj jetet është hasmëri e Perndisë? Cilido që të jetë miku i kësaj jetet, bënetë armiku i Perndisë.
E nuk’ u thom që të mos përzihi fareseje me kurvjarë të kësaj jetet, a me tamahqarë, a me rrëmbeës, a me Idhollollatrë, se të qe ndrishe dojëtë pajetërë të dalëtë jashtë nga këjo jetë.
E do t’i falenë asaj gjith’ ata që rrinë mbi dhe, ëmëret’ e ature nukë janë shkruarë ndë kartë të jetësë të qengjit që është therturë që nga nisëja e jetësë.
Ai që bën fajnë, ai është nga djalli, sepse djalli që herën’ e parë fëjen. Për këtë aformi është çfaqurë i biri i Perndisë, që të prishjë punët’ e djallit.
E si zbuti grammatikoi turmënë, thotë: O njerëz Efesiot! Cili ësht’ ai njeri që nuk’ e di se quteti i Efesosë ësht’ i dashurë i Artemësë Perndisë madhe, së bijësë Dhiësë?
Erdhi i biri i njeriut, që edhe ha, edhe pi, e thonë: Na njeri ngrënës edhe verëpimës, miku i Tellonëvet edhe i fajëtorëvet. E u gjukua sofia nga djelmt’ e saj.
E pllaneps ata që rrinë mbi dhe, për çudira që ju dha asaj urdhër të bën përpara bishësë; e thosh mb’ata që rrijnë mbi dhe, të bëijnë ikonë bishësë, asaj që kish plagën’ e thikësë, e rroi.
E u hodh poshtë ai dhrakoni i madh, ai gjarpëri i lashtë, që quhetë djall edhe Satana, ai që gënjen gjithë dhenë, u hodh mbë dhe; e bashkë me të u hodhë poshtë edhe ëngjëllit’ e tij.
E ajo farë që u mbuall mbi gjëmba, këjo është ai që digjon fjalënë, po silloitë e kësaj jetet, edhe gënjeshtra e gjërit, e mbitjënë fjalënë, e bënet’ e pavëjierë.
Po të lakëmuarit’ e kësaj jetet, edhe të gënjierit’ e gjërit, edhe dëshërimetë që kanë mbë të tjera, si ju hijënë brenda, e mbitjënë fjalënë, e bënetë e pavëjierë.
Pra andaj kinie ndër mënd, që ju njëherë jeshëtë Ethniko nga mëmma, që quheshitë të paprerë nga ata që quhenë të prerë ndë kurm, për të prerë që bënetë me dorë ndë kurm të ture.
Besë e qëruarë, e pamolepsurë mbanë Perndisë e Babait, këjo është, të vështrojmë të varfëritë e të vatë, ndë shtrëngim të ture, e të ruajmë gjithëkush vetëhenë pa molepsurë nga këjo jetë.