Sepse çdo Arhieref që mirretë nga njerëzitë e vihetë (Arhieref) për të mirë të njerëzet mbë gjith’ ato punë që duhetë të bënenë mbanë Perndisë, që të bjerë dhurëtira, kurbane për faje.
Sa më shumë gjaku i Krishtit, që ai me anë të Shënjtit Shpirt pru vetëhen’ e tij të pakatigori te Perndia, do të qërojë sinidhisnë tënë nga punët’ e mortit, që të punojmë Perndin’ e gjallë?
Ai nukë ka hri si ata Arhierejtë, që të bëjë kurban përdita më përpara për faje të tij, e pastaje për (faje) të llaoit; sepse këtë e bëri ai një herë, kur pru (kurban) vetëhen’ e tij.
Ai që dha vetëhen’ e tij për nevet, që të na shpëton nevet nga çdofarë paranomie, e të na qëron mbë vetëhe të tij, një llao të cgjedhurë, e ziliar mbë punëra të mira.
Unë jam buka e gjallë që zbrita nga Qielli. Ai që të hajë nga këjo bukë, do të rrojë ndë jetë të pasosurë, e buka që do të ap unë, kurmi im është, që do ta ap unë për shpëtim të botësë.
Me Krishtinë jam mbërthierë ndë Kruq, e nukë rroj më unë, po rron mbë mua Krishti, e jetënë që rroj unë ndashti ndë kurm, e rroj mbë besë të Krishtit, të birit së Perndisë, t’atij që më deshi mua e dha vetëhen’ e tij për mua.