Sepse navet e dimë që ndë na u prishtë shtëpia onë e balta e kësaj tendet, kemi një të ndënjurë prej Perndiet, një shtëpi jo të bërë me duar, që s’ka të sosurë ndër Qiell.
Sepse u thom që Iisu Hristoi u bë shërbëtuar mb’ata që janë nga Peritomia për të vërtetë të Perndisë, që të bën të paluajtura të taksuratë, që qenë bërë ndë baballarë.
E u thot’ ature: Këto janë punëratë që u thoshë unë juvet kur jeshë gjithënjë me ju, se duhetë të paguhenë gjith’ ato që janë shkruarë ndë nom të Moisiut, e ndë profitë, e ndë psallmora për mua.
E digjova zë të madh nga qielli, që thosh: Ja tenda e Perndisë bashkë me njerëz, e do të rrijë me ta bashkë, e ata do të jenë llaot’ e tij, e ai vetë Perndia do të jetë me ata Perndi e ture.