Sepse tuke pasurë nomi hienë të së miravet që do të vijënë, e jo vetë Ikonën’ e punëravet, s’mund kurrë të teliosjë, me anë të kurbanevet që bënenë për vit gjithënjë, ata që qasenë ndë Iero.
Pa baba, e pa Mëmë, e pa Gjeneallogji, pa pasurë nisëje ditet, e të sosurë të jetësë, tuke gjajturë me të bir’ e Perndisë, mbetetë Prift për gjithë jetë.
Ma ndashti si njohtë Perndinë, a të thom më mirë, si u njohtë nga Perndia, qish ktheneni prapë ndë stihi të smundura e të varfëra, mb’ato që dojëtë njëherë të ktheni përsëri të punoni?
(Sepse të tjerëtë janë bërë Priftër pa të përgjëruarë, ma kij me të përgjëruarë, nga ai që i thot’ atij: U përgjërua Zoti, e nukë kthenetë prapë. Ti je Prift për jetë pas jetet, sikundr’ është taksi i Melhisedhekut.)
Sa më shumë gjaku i Krishtit, që ai me anë të Shënjtit Shpirt pru vetëhen’ e tij të pakatigori te Perndia, do të qërojë sinidhisnë tënë nga punët’ e mortit, që të punojmë Perndin’ e gjallë?