Qish do të shpëtojëmë nevet ndë mos silloiçim gjë për një kaqë të madhe sotiri? Që ajo nisi të rrëfenej nga Zoti, e na u veveos nevet nga ata që e digjuanë me veshë.
Sepse pësuatë bashkë me mua ndë hapset’ e mia, e duruatë pa helm të rrëmbierit’ e plaçkavet suaj; sepse e diji që kini të pasurë më të mirë ndë Qiell të vetëhesë suaj, e të patundurë.
Sepse nuk’ ësht’ adhiko Perndia, që të harojë punëratë tuaj, e mundimn’ e dashurisë që kini dëftuarë për ëmër të tij, me atë që shërbietë Shënjtorëtë, e më atë që i shërbeni.
Kur kemi adha, o të dashurë këto të taksura, le të qërojëmë vetëhenë tonë nga çdofarë moli të kurmit edhe të Shpirtit, e le ta bëjmë mbë të sosurë Shënjtërinë tonë me frikë të Perndisë.
Vëllazër, nuk’ u shkruaj juvet porsi të re, po porsi të lashtë, që e keshëtë që krie herësë. Porsia e lashtë është fjala që patë digjuarë që krie herësë.
Të dashurë, si paçë të madhe silloi t’u shkruajë juvet për shpëtim të gjithëvet bashkë, u gjëndçë shtrënguarë t’u shkruaj juvet, e t’u lutem që të lëftoni për besë që është dhënë shënjtorëvet njëherë.