1 Pra andaj si të lëmë të kuvënduaritë për nisëjë të Krishtit, le të vemi bara mb’atë që është më i sosurë, pa shtirë për së ditit themeli të kthierit nga punët’ e mortit e të besësë mbë Perndinë.
Sa më shumë gjaku i Krishtit, që ai me anë të Shënjtit Shpirt pru vetëhen’ e tij të pakatigori te Perndia, do të qërojë sinidhisnë tënë nga punët’ e mortit, që të punojmë Perndin’ e gjallë?
Kur kemi adha, o të dashurë këto të taksura, le të qërojëmë vetëhenë tonë nga çdofarë moli të kurmit edhe të Shpirtit, e le ta bëjmë mbë të sosurë Shënjtërinë tonë me frikë të Perndisë.
Po protoparë mb’ata që qenë ndë Dhamasko, e nd’Ierusalim, e ndëpër gjithë vënd t’Iudheësë, edhe ndë filira të tjera, u dhidhaksjë që të metanoisnë, e të ktheneshinë te Perndia, e të bëijnë punëra të kenë të gjarë me metani.
Se erdhi ndër ju Ioanni me udhë të së drejtësë, e nuk’ e besuatë; e Tellonetë edhe kurvjarëtë besuanë mbë të, e juvet ndonëse patë, nukë ndërruatë mëndë pastaj, të besojëtë mbë të.
Ndë qe adha të teliosuritë me anë të Priftërisë Leviut (sepse ndënë këtë mori nomnë Llaoi) çfarë hrie bëri pastaje, që të dil jashtë një tjetër Prift, sikundr’ është taksi i Melhisedhekut, e të mos qe thënë si taksi i Aaronit?
Vërtet, vërtet u thom juvet, se ai që digjon fjalënë time e beson nde ai që më dërgoi mua, ka jetë të pasosurë, e mbë gjuq nukë vjen, po shkon nga vdekëja mbë jetë.
E me të vërtetë pajetërë i madh është mistiri i besësë. Perndia u çfaq ndë kurm, u gjukua me anë të Shpirtit, u njoh nga Ëngjëjtë, u qiriks ndë filira të tjera, u besua ndë botë, hipi lart mbë nder.
Ma binaja e paluajtura e Perndisë rri pa tundurë, që ka këtë nishan: I njohu Zoti ata që janë të tijtë. E le të jetë larg nga adhiqia cilido që zë ngoje ëmërin’ e Zotit.
U faletë me shëndet Epafrai, që është prej jush ropi i Krishtit, ai që lëfton gjithënjë për juvet me të falë, që të qëndroni të teliosurë e të mbushurë nga ato që do Perndia.
Ma Perndia e çdo dhurëtisë, që na thirri nevet ndë nder të tijnë të pasosurinë me anë të Hristo Iisuit me një çikë të pësuarë, ai do t’u teliosjë juvet, do t’u forcojë, do t’u stereosjë, do t’u themeliosjë.
E u thot’ ature Petrua: Metanoisni, e le të pagëzonetë cilido nga jush, mb’ëmër të Iisuit Krishtit, për të ndëjierë fajetë, e do të merri dhurëtin’ e Shënjtit Shpirt.
Ai gjan me një njeri që kur bën shtëpinë rrëmon, e thellon, e vë binanë mbi shpellë, e kur erdhi ujëtë, e i ra lumi asaj shtëpiet, s’mundi ta luan atë shtëpi, sepse kish binanë mbi gur.