E digjova zë nga qielli, që më thosh mua: Shkruaj: Lum të vdekuritë, që vdesënë mbë Zonë që këtej e tutje. Vërtet, thotë Shpirti, që të prëhenë nga zahmetet’ e ture; sepse punët’ e ture venë pas suresh.
Ai sepse qe drit’ e nderit e haraktiri i së qënit së tij, si pruri të gjitha me fjalën’ e fuqisë tij, tuke bërë me vetëhe të tij të qëruaritë e fajevet sona, ndënji mb’anë të djathëtë të madhëcisë mbë të larta.
E u dhanë rroba të bardha mbë cilëdo asuresh, e u tha ature që të prëhenë edhe pakëzë kohë, ngjera sa të mbushetë nemuri i shokëvet së ture, edhe vëllazëret së ture, që duanë të vritenë si edhe ata.