1 Le të trëmbemi adha se mos lihetë të taksurit’ e së hijturit ndë të prëjturë të tij, e gjëndetë ndonjë nga jush që mbetetë prapa.
Tuke vështruarë mirë mos lipsetë ndonjë nga hiri i Perndisë, mos bijë ndonjë rrënjë e pikëtë e u bie dëm, e me anë t’asaj molepsenë shumë.
Le të shpeitojmë adha të hijëmë nd’ata të prëjturë, që të mos bjerë ndonjë ndë ksomblë të së pabesllëkut.
I lipsetë adha llaoit së Perndisë (Savatismó) të prëjturë.
Kujtoni të parëtë tuaj, ata që u dhidhaksnë juvet fjalën’ e Perndisë; ature si t’u vështroni të sosurit’ e jetësë, t’u gjani ndë besë.
Ndë mos besofçim nevet, ai mbetetë i besësë. T’arnisjë vetëhenë nukë mund.
Pra andaj kush silloisetë që rri mbë këmbë, le të vështrojë mos bjerë.
Mirë (thua), për të pabesllëk u çqienë, e ti rri i shëndoshë ndë besë. Mos u mburr adha, po trëmbu.
Sepse të gjithë fëjienë, e u lipsetë nderi i Perndisë.
Kini mëntë të mos liri atë që u flet, sepse nd’është që nukë shpëtuanë ata që patnë lënë atë që u flit mbi dhe, shumë më tepërë nukë do të shpëtojmë nevet kur të kthejmë shpallëtë atij që na flet nga Qielltë.
Kaqë sa bëra be me të zëmëruarë, që nukë do të hijënë kurrë ndë të prëjturë tim.
Ma ndë thashtë ai kopil i keq ndë zëmërë të tij, se zoti im mënon të vijë.
Metanoisni adha e ktheuni, që t’u shuhenë fajetë tuaj; që të vijënë kohërë të parigorisë nga faqea e Zotit.
Navet dha ndihmë me atë, e u anangasjëmë të mos mirri dhurëtin’ e Perndisë mbë të mbrazëtë.
Juvet që bëneni të drejtë nde nomi, s’jini gjë mbë Krishtinë. Ratë nga dhurëtia.