2 Që ai ësht’ i besësë mb’atë që e bëri atë (Apostoll edhe Arhierea), si edhe Moisiu (që u bë i besësë) ndë gjithë shtëpi të tij.
E ndë mënofça unë, të diç qish të rroç ndë shtëpi të Perndisë, që është qishë e Perndisë gjallë, kollonë e t’akumbisuritë të së vërtetësë.
Mbi atë edhe juvet jini ktisurë gjithë bashkë, për ndënjëjë të Perndisë me anë të Shpirtit.
Pra andaj duhej të gjan mbë të gjitha me vëllazër, që të bënej Arhieref lejmonjar, e i besësë mbanë Perndisë, që të qërojë fajet’ e llaoit.
Unë të nderova ti mbë dhe. Punënë e bëra që më pate dhënë mua për të bërë.
E ap lëvdim atij që më ka bërë të fortë mbë Hristonë Iisunë Zonë tonë, sepse më llogjiasi të besësë, tuke vënë mua ndë punë.
E ndë ruajtishi porsit’ e mia, do të qëndroni ndë dashuri time, sikundrë ruaj unë porsit’ e babait sim, e qëndroj ndë dashuri të tij.
E ai që më dërgoi, është me mua. Nukë më la mua vetëmë babai, sepse unë bëj kurdo ato që i pëlqejënë atij.
Ai që kuvëndon prej vetiut, kërkon nder’ e tij; ma kush kërkon nder’ e atij që e ka dërguarë atë, kij ësht’ i vërtetë, e s’ka të rremë mbë të.