Kini mëntë të mos liri atë që u flet, sepse nd’është që nukë shpëtuanë ata që patnë lënë atë që u flit mbi dhe, shumë më tepërë nukë do të shpëtojmë nevet kur të kthejmë shpallëtë atij që na flet nga Qielltë.
Këto jan nisëjat’ e pikëllimit, po juvet ruajni vetëhenë tuaj; se do t’u apënë juvet ndë gjukatës, e ndë mbëjedhëja do të rriheni, e do të dili përpara zotërinjet e mbretëret për mua, që t’u jetë martiri ature.
Sepse ata për nevet rrëfejënë çfarë lloi qe të hiritë tanë ndër ju, e qish nga Idhollatë kthejtitë vetëhenë tuaj mbë Perndinë, për të punuarë Perndin’ e gjallë e të vërtetënë.
Vështroni se mos u gënjejë juvet njeri me anë të fillosofisë e pavëjierë, e gënjeshtjaresë, sikundr’ është të paradhosurit’ e njerëzet, sikundrë janë stihit’ e botësë, e jo sikundr’ është Krishti.
Sa më shumë gjaku i Krishtit, që ai me anë të Shënjtit Shpirt pru vetëhen’ e tij të pakatigori te Perndia, do të qërojë sinidhisnë tënë nga punët’ e mortit, që të punojmë Perndin’ e gjallë?