Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




Çifut 2:9 - Dhjata e Re 1827

9 Me atë Iisunë që qe pakëzë vogëluarë nga ëngjëjtë, për të pësuarë të vdekëjësë, e shohëmë koroniasurë me lëvdim e me nder, që për dhurëti të Perndisë të dhoqimasjë vdekëjënë për gjithë.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




Çifut 2:9
39 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

E psalljënë psallmodhi të re, e thoshnë: I zoti je të març kartënë e të hapç vulat’ e saj, sepse u there, e na bleve te Perndia nevet me gjak tënd, nga çdofarë filiet, e gjuhet’, e llaoit, e miletit.


E ai është një ndëjesë për faje tona, edhe jo për tonatë vetëmë, po edhe për të gjithë botësë.


Sikundr’ erdhi adha vdekëja nga an’ e një fajit vetëmë mbë gjithë njerëz për dëm, kështu për gjuq të njëit vetëmë erdhi dhurëtia mbë gjithë njerëz për ndreqëjë jetësë.


E si hipi ai adha mb’anë të djathëtë të Perndisë, e si mori të taksurit’ e Shënjtit Shpirt nga babai, e derdhi këtë që shihni juvet ndashti e digjoni dhurëti.


Sepse Perndia kaqë e deshi botënë, saqë dha të bir’ e tij të vetëminë, që cilido që të besojë nde ai të mos humbasë, po të ketë jetën’ e pasosurë.


Kur mëndonemi nevet këtë, se nd’është një vdekurë për të gjithë, të gjith’ adha vdiqnë, e për të gjithë vdiqi një që të mos rrojënë më mbë vetëhe të ture, po mb’atë që vdiq e u ngjall për ta.


Andaj tek hin ndë jetë, thotë: Nukë deshe kurban, as mblatë, po mua më bëre kurm.


Ma na dëfton nevet Perndia dashurin’ e tij, sepse kur jeshëm edhe fajëtorë nevet, Krishti vdiqi për ne.


Ditën’ e nesërme sheh Ioanni Iisunë që vinte tek ai, e thotë: Ja qengji i Perndisë, ai që ngrë fajnë e gjithë botësë.


E unë kur të ngrihem lart nga dheu, gjithë do t’i heq pas vetiut.


Andaj edhe mund gjithnjë të sosjë ata që afëronenë me anë të tij nde Perndia, tuke rruarë gjithënjë për të luturë për ta.


Mbë juvet që besoni me anë t’atij mbë Perndinë që e ngjalli nga të vdekuritë, e që e nderoi atë, që të besojëtë juvet e të shpërejëtë mbë Perndinë.


Sepse cilido Arhieref vihetë për të prurë dhurëtira e kurbane, andaj duhetë që të ketë edhe kij gjëkafshë për të prurë.


Ai që dha vetëvetëhenë kseshpërblim për gjithë, martiri ndë kohë që duhetë.


Sepse Perndia atë që nukë njohu faj, e bëri për nevet faj, që të bënemi nevet e drejtë e Perndisë me anë të atij.


Ajo që nukë kurceu as bir’ e saj, po e dha atë mbë vdekëjë për gjithë navet, qish do të mos na dhërojë bashkë me të gjithë punëtë nevet?


Ma poqë erdhi të mbluaritë e motit, dërgoi Perndia të bir’ e tij, që leu nga grua, e që u bë ndënë nom.


Perndia e Avraamit, edhe Isaakut, edhe Iakovit, Perndia e baballaret sonë nderoi të bir’ e tij Iisunë, atë që juvet e kini paradhosurë e arnisurë përpara Pillatosë, kur deshi ai ta lëshon me gjukim.


Sespe atë që s’mund të bën nomi, sepse ish i sëmurë nga aformi e kurmit, Perndia si dërgoi bir’ e saj ndë kurm që shëmbëllen me kurm të fajit, edhe për faj, dëmëtoi fajnë mbë kurm.


Pra andaj më do mua babai, sepse unë vë Shpirtinë tim, që ta marr pagjene atë.


I thonë dha atij Çifutë: Ndashti pa e njohm, që ti je i xhindosurë. Avraami vdiqi, edhe profitëritë, e ti thua: Kush ruan fjalënë time, do të mos hajë vdekëjë ndë jetë të pasosurë.


Me të vërteta u thom juvet, janë ca nga këta që rrinë këtu, që ata do të mos shohënë vdekëjë, ngjera sa të shohënë të bir e njeriut që të vijë ndë mbretëri të tij.


E sit’ e tij qenë posi flakë zjarit, e mbi krie të tij shumë korona; e kish shkruarë një ëmërë që s’e dij njeri, përveçme atij.


E ke vogëluarë atë pakëzë gjë nga ëngjëjtë, e ke koroniasurë me lëvdim e me nder, e e ke vënë atë sipër mbë gjithë punëra të tua.


E vërtet u thom juvet: Janë ca nga këta që rrinë këtu, që ata do të mos vdesënë, ngjera sa të shohënë mbretërin’ e Perndisë.


E u thosh ature: Me të vërteta u thom juvet, se janë ca nga këta që rrinë këtu, që ata do të mos shohënë vdekëjë ngjera sa të shohënë mbretërin’ e Perndisë t’ardhurë me fuqi të saj.


Edhe për të veshurë pse mëndoneni, vështoni lulet’ e aravet, qish madhonenë; as mundohenë as tjerënë.


Vërtet, vërtet u thom juvet: Kush të ruajë fjalënë time, do të mos shohë vdekëjë ndë jetë të pasosurë.


Ke dashurë të drejtënë e ke urrierë të paudhënë, pra andaj të ka hrisurë Perndia, Perndia ote me vaj të gëzimit mbi shokë të tua.


Për besë Enohu u shpu ndë tjetër vënd, që të mos shihte vdekëjë; e nuk’ u gjënd, sepse e shpuri Perndia ndë tjetër vënd; sepse pa dhe të ndërruarë të vëndit së tij, qe mburrë si i cgjedhurë te Perndia.


Tuke vështruarë nd’atë që nisi edhe sosi besënë, Iisunë, ai për gëzim që i qe vënë përpara tij duroi kruqnë, pa vënë ndër mënd dhunënë, e ndënji mb’anë të djathëtë të fronit së Perndisë.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ