12 Andaj edhe Iisui për të Shënjtëruarë llaonë me gjak të tij, pësoi jashtë portësë.
E të tillë të jeshëtë ca. Po jini larë, po jini Shënjtëruarë, po jini bërë të drejtë me ëmër të Zotit Iisuit, edhe me Shpirt të Perndisë sanë.
E si e nxuarë jashtë nga quteti, i bijnë me gurë. E martirëtë vunë rrobat’ e ture përpara këmbëvet një trimshorit, që quhej Savllo.
Që ta shënjtëron atë, tuke kërkuarë atë me të larë të ujit me anë të fjalësë.
Sa më shumë mundim do të pësojë (silloisnie juvet) ai që shkel të bir’ e Perndisë, gjakn’ e dhiathiqit së ri që u shënjtërua mbë të, e e merr si çdo gjak, e shan Shpirtin’ e dhurëtisë?
E për ata unë shënjtëroj vetëhenë time, që të jenë edhe ata të shënjtëruarë ndë të vërtetë.
Sepse ai që Shënjtëron, edhe ata që Shënjtëronenë (janë) gjithë nga një punë vetëmë. Andaj nukë ka turp t’i quajë ata vëllazër.
Po një nga trimatë i hapi brinjën’ e tij me shish, e atë çast dolli gjak edhe ujë.
E u ngrenë e e krienë atë përjashta qutetit, e e prunë ndë buzë të malit, tek qe vënë binaja e qutetit së ture, që ta gremisnë atë.
E për këtë thelimë kemi qenë të shënjtëruarë me anë të mblatësë kurmit Iisu Hristoit (që u bë) një herë.
E patitiri u shkel përjashta qutetit; e dolli gjak nga patitiri ngjera mbë frë të kuajet, ngjera një mijë e gjashtëqind stadhe.