Ndë thashtë ndonjë, se unë dua Perndinë, e vëllan’ e tij nuk’ e do, ai është gënjeshtjar, sepse ai që nukë do vëllanë që e sheh, qish mund të dojë Perndinë, atë që nuk’ e sheh?
Tuke kërkuarë Shpirtëretë tuaj me të digjuarë të së vërtetësë, me anë të Shpirtit, mbë dashuri të vëllazërisë të pahile, të doi njeri-jatërinë me gjithë zëmërë të qëruarë kurdo.
Duhetë që t’apëmë nevet kurdo efharisti Perndisë për juvet, vëllazër, sikundrë ka hie, sepse besa juaj vete sa më shumë tuke rriturë, e shtonetë dashuria e cilitdo nga jush mbë njeri-jatërinë.
E turmës’ e ature që kishnë besuarë, ish zëmëra edhe Shpirti një; e s’qe ndonjë që të thosh nga plashkat’ e tij: është imea, po qenë të gjitha të turetë të gjithëvet bashkë.