4 Me anë të besësë pru Aveli mbë Perndinë kurban më të mirë se Kaini. Për atë besë është mburrurë për i drejtë se i dheksi atij Perndia dhurëtinë. E për atë besë ndonëse vdiqi, edhe po mbahetë mënd.
Që të vijë sipër mbi ju çdo gjak i drejtë, që u derdh sipër mbi dhe, që nga gjaku i së drejtit Avelit, ngjera te gjaku i Zahariasë, birit së Varahiasë, atij që e vranë ndëpërmes të Qishësë edhe të vëndit që vihetë dhurëtia.
Andaj edhe nevet si kemi rrotullë kaqë mjergullë të madhe të martirëvet, le të çkarkonemi nga çdofarë barre e nga faji që na gjëndetë rrotullë, e le të ecëjmë me durim nd’udhë që është përpara nesh.
Që nga gjaku i Avelit ngjera mbë gjak të Zaharisë, që u vra ndë mes të thisiastirit e të shtëpisë (Perndisë). Vërtet u thom juvet, do të kërkonetë nga këjo fili.
Sepse çdo Arhieref që mirretë nga njerëzitë e vihetë (Arhieref) për të mirë të njerëzet mbë gjith’ ato punë që duhetë të bënenë mbanë Perndisë, që të bjerë dhurëtira, kurbane për faje.