16 Ma ndashti dëshërojënë një më të mirë, domethënë të Qiellit; andaj nukë ka turp Perndia të quhetë Perndi e ature, sepse i kish bërë ature gati qutet.
Ahiere do të thotë mbreti nd’ata që janë mb’anë të djathëtë të tij: Ejani juvet të bekuarit’ e jatit sim, trashëgoni mbretërinë, që është bënë gati për juvet, pa bën’ edhe këjo dinia.
E Zoti pa do të më shpëtojë nga çdo punë e ligë, e do të më shpjerë shëndoshë ndë mbretëri të tij të Qiellit. Atij qoftë nder mbë jetë të jetëvet. Ashtu qoftë!
Se cilitdo që t’i vijë turp për mua, edhe fjalët’ e mia ndë këtë soj kurvjar edhe fajëtuar, edhe i biri i njeriut do të turpëronetë për atë kur të vijë me lëvdim të jatit të tij, bashkë me shënjtorëtë Ëngjëj.
E për të vdekuritë që ngjallenë, nukë kini dhiavasurë ndë kartë të Moisiut, ndë ferrë, qish i foli atij Perndia, e i tha: Unë jam Perndia e Avraamit, edhe Perndia e Isaakut, edhe Perndia e Iakovit.
E pa që ngjallenë të vdekuritë, edhe Moisiu e dëftoi mb’anë të ferrësë, kur thotë: Zotnë, Perndin’ e Avraamit, e Perndin’ e Isaakut, e Perndin’ e Iakovit.
Sepse pësuatë bashkë me mua ndë hapset’ e mia, e duruatë pa helm të rrëmbierit’ e plaçkavet suaj; sepse e diji që kini të pasurë më të mirë ndë Qiell të vetëhesë suaj, e të patundurë.