Me besë ju çfaq nga Perndia Noesë për ato që edhe nukë dukishnë, me besë të trëmburë dërtoi Qivotonë për të shpëtuarë shtëpin’ e tij; për atë (Qivoto) katarisi jetënë, e u bë klironom të së drejtësë që vjen nga besa.
Ndë besë vdiqnë këta të gjithë, pa marrë të taksuratë, po tuke parë ato për së largut, e tuke bindurë, i deshnë, e molloisnë që janë miq të huaj mbi dhe.
Simeon Petrua, ropi e apostolli i Iisu Hristoit, mb’ata që të tillënë kanë marrë bara mbë nevet me short besënë me të drejtë të Perndisë sanë e të Sotirit Iisu Hristoit.
Pavllua, ropi i Perndisë e Apostolli i Iisu Hristoit, sikundrë është besa e së cgjedhuret së Perndisë, e të njohurit’ e së vërtetësë, që është sikundr’ është evsevia.
Qish do të shpëtojëmë nevet ndë mos silloiçim gjë për një kaqë të madhe sotiri? Që ajo nisi të rrëfenej nga Zoti, e na u veveos nevet nga ata që e digjuanë me veshë.
Mos ndodhetë e vijnë Maqedhonëtë me mua bashkë, e t’u gjejënë juvet pa bërë gati ndë këtë punë, e turpëronemi nevet (të mos thomi juvet), ndë këtë të ndënjurë të së mburturit.
Ma Krishti është posi bir mbi gjithë shtëpi të tij. Ajo shtëpi e tija jemi nevet, ndë mbajtishim ngjera mbë të sosurë pa luajturë tharosnë e nder’ e shpëresësë.