Sepse djelmtë e kanë bashkë kurmnë edhe gjaknë, edhe ai mori pjesë nga të tilatë si edhe ata, që me anë të vdekëjësë, të prishte atë që kish mbretërin’ e vdekëjësë, domethënë djallinë.
E me të vërtetë pajetërë i madh është mistiri i besësë. Perndia u çfaq ndë kurm, u gjukua me anë të Shpirtit, u njoh nga Ëngjëjtë, u qiriks ndë filira të tjera, u besua ndë botë, hipi lart mbë nder.
E Fjala u bë njeri e ndënji mbë nevet ndë kurm të njeriut (e pam lëvdimn’ e tij, posi lëvdim të birit së vetëmë nga babai) plot me dhurëti e me të vërtetë.
E u përgjegj Ëngjëlli, e i thot’ asaj: Shpirt Shënjt do të vijë mbi tij, e fuqi e së lartit do të të mbulojë tij; pra andaj edhe ajo akoma që të lejë nga teje Shënjt, do thuhetë bir i Perndisë.
Ai (Krishti) ndë dit të kurmit së tij, si pat prurë të fala e të lutura me të thirrë të fortë e me lot mb’atë që mund ta shpëton atë nga vdekëja, e si u digjua për evllavi.
Pat thënë sipër, që kurbane e mblatëra, e të djegura për fajëra nuk’ i pate dashurë, as të patnë pëlqierë (ato punëra i bëjënë kurban sikundr’ e ka nomi).