1 Sepse tuke pasurë nomi hienë të së miravet që do të vijënë, e jo vetë Ikonën’ e punëravet, s’mund kurrë të teliosjë, me anë të kurbanevet që bënenë për vit gjithënjë, ata që qasenë ndë Iero.
Ata shpërejënë sikundr’ është ksombli e hieja e punëravet së Qiellet, sikundrë qe thënë (nga Perndia) Moisiut, kur duaj të bën tendënë, se vështro, i thotë, të bëç gjithë sikundrë është ksombli, që t’është dëftuarë tij ndë mal.
Ma Krishti, si erdhi Arhieref i së miravet që do të vijnë, me anë të një më së lartiet e më së mirësë tendë, jo bërë me duar, domethënë jo nga këta të dërtuarë.
Duhetë adha që ksomblët’ e punëravet së Qiellet, me anë të këture punëravet të qëronenë; ma ato punërat’ e qiellet qëronenë me thisi më të mira se këto.
Sespe atë që s’mund të bën nomi, sepse ish i sëmurë nga aformi e kurmit, Perndia si dërgoi bir’ e saj ndë kurm që shëmbëllen me kurm të fajit, edhe për faj, dëmëtoi fajnë mbë kurm.
Ndë qe adha të teliosuritë me anë të Priftërisë Leviut (sepse ndënë këtë mori nomnë Llaoi) çfarë hrie bëri pastaje, që të dil jashtë një tjetër Prift, sikundr’ është taksi i Melhisedhekut, e të mos qe thënë si taksi i Aaronit?