E Fjala u bë njeri e ndënji mbë nevet ndë kurm të njeriut (e pam lëvdimn’ e tij, posi lëvdim të birit së vetëmë nga babai) plot me dhurëti e me të vërtetë.
Edhe nga Iisu Hristoi, që është martir i vërtetë, e i pari ndë të lerë nga të vdekuritë, e i pari i mbretëret së dheut, ai që na deshi nevet, e na lau nevet nga fajetë tona me gjak të tij.
Sepse ata që ka njohurë më përpara (Perndia) ata i ka edhe proorisurë që të bënenë të tillëtë sikundr’ ësht’ edhe ikon’ e birit së saj, që të jetë ai prototok (i parë) ndë shumë vëllazër.