4 E u bë kaqë më i lartë nga ëngjëjtë, saqë mori mbë pjesë ëmër më të cgjedhurë nga ata.
Më sipër se çdo arhi, e eksusi, e fuqi, e urdhër, e sipër mbi çdo ëmër që të zihetë ngoje, jo vetëmë ndë këtë jetë, po edhe nd’atë që vjen.
Ai rri mb’anë të djathtë të Perndisë, sepse vate ndër Qiell e ju falë atij ëngjëjtë, edhe eksusitë, edhe fuqitë.
Me atë Iisunë që qe pakëzë vogëluarë nga ëngjëjtë, për të pësuarë të vdekëjësë, e shohëmë koroniasurë me lëvdim e me nder, që për dhurëti të Perndisë të dhoqimasjë vdekëjënë për gjithë.
E ndë juvet të helmuaritë të prëjturë bashkë me nevet, mbë të dukurë që do të bëjë nga Qielltë Zoti Isui me Ëngjellit’ e fuqisë tij.
Mb’atë jini mbushurë, që ai është kreu i çdo zotëriet e urdhërit.
E ai është kreu i kurmit së qishësë, ai është të nisuritë e i parë mbë të ngjallturitë nga vdekëja, andaj ai është i parë mbë të gjitha.
Ke dashurë të drejtënë e ke urrierë të paudhënë, pra andaj të ka hrisurë Perndia, Perndia ote me vaj të gëzimit mbi shokë të tua.
Sepse e diji që edhe pastaje tek duaj të mirr pjesë bekimnë, u shti poshtë, sepse nukë gjeti vënd ndë metani, ndonëse e kërkoi atë me lot.