11 Ata do prishenë, ma ti mbete, e gjithë posi një rrobë do të vjetëronenë.
Qielltë edhe Dheu do të shkojënë, e fjalët’ e mia do të mos shkojënë.
E paçë një qiell të ri e një dhe të re; sepse qielli i parë edhe dheu i parë shkuanë; e deti më nuk’ është.
Qielli edhe dheu do të shkojënë, e fjalët’ e mia do të mos shkojënë.
Qielli edhe dheu do të ndërronenë, e fjalëtë e mia do të mos ndëronenë.
Nga ajo adha që thotë: edhe një herë, dëfton të këmbieritë e ature punëravet që këmbenenë, si të bëra, që të mbetenë ato që nukë lozënë.
E paçë një fron të madh të bardhë, edhe atë që rrij mbi të, që nga faqea e tij iku dheu edhe qielli, e më s’u duknë.
E mbë Ëngjëllin’ e qishësë i Smirnit shkruaj: Kështu thotë ai që është i parë edhe i pastajmë, e që u bë i vdekurë, e rron.
Që më thosh: Unë jam Allfaja edhe Omegaja, i pari edhe i pastajmi. Edhe atë që sheh, shkruaje ndë kartë, e dërgoje ndë Qishëra t’Asisë, nd’Efeso, ndë Ismir, ndë Pergamo, ndë Thiatirë, ndë Sardhë, e ndë Filladhellfi, e ndë Llaodhiqi.
Ndashti me të thënë: të re, e vjetëroi të parënë, e ajo që vjetëronetë e mplaketë, ësht’ afër prishëjësë.