3 Atë që pam e digjuam, u rrëfejmë juvet, që të kini edhe juvet shoqëri me nevet. E shoqëria jonë të jetë me babanë edhe me të bir’ e tij Iisu Hristonë.
Nd’është ndonjë parigori mbë Krishtinë, nd’është ndonjë ndihmë e dashurisë, nd’është ndonjë shoqëri e Shpirtit, nd’është ndonjë zëmërë që t’i vijë likshtë.
E ata pa që kanë zotërinj të besëtë, le të mos i ksenderojënë, sepse janë vëllazër, po më shumë le të punojënë, sepse janë të besësë e të dashurë, e kanë pjesë ndë këtë të mirë. Këto dhidhaksi, e mpsoi.
Sikundr’ ësht’ e drejtë që të silloisem unë kështu për gjithë juvet, sepse u kam juvet pa luajturë ndë zëmërë time, edhe ndë zinçire të mia, e ndë të përgjegjurë tim, edhe ndë të veveosurë t’Ungjillit, jini gjithë shokë ndë gëzim tim.
Sepse u pëlqeu këjo, edhe u janë ature borçli, sepse nd’është që u bënë shokë Ethnikotë me ata ndë punëra të Shpirtit, duhetë të shërbejënë ata edhe ndë punëra të kurmit.
E unë nukë jam më ndë botë, e këta ndë botë janë, e unë vij tek teje. Baba i shënjtëruarë, ruaj ndë ëmër tënd ata që pate dhënë mua, që të jenë një sikundrë jemi na.
Sepse tuke vaturë pas prallavet stolisurë t’ëmblio, u bëm juvet të njohëtë fuqin’ e t’ardhurit’ së Zotit sonë Iisu Hristoit, po si pam me si tëna madhështin’ e tij.