Edhe Isaaku u përgjeq, e i tha Isafit: Na tek e bëra atë tët zot, edhe gjithë të vëllezëritë ja bëra shërbëtorë, edhe e forcova atë me grur’ e me verë, ç’të bënj ty pra, biri im?
Qoftë lëvduarë Zoti Perëndia i tim zot Avraamit, që nukë hoqi dorë nga përdëllimi i ti, edhe nga e vërteta e ti prej tim zoti, Zoti ma bëri mbarë udhënë ndë shtëpit të vëllezëret tim zoti.
Të shërbefshinë gjëndëje, e t’u falçinë kombe. Qofsh zoti i tët vëllezëre, edhe bijt’ e sat ëme t’u falçinë. Qoftë mallëkuar ay që të mallëkonjë ty, edhe qoftë bekuar’ ay, që të bekonjë ty!