Edhe nga çdo shtëzë prej çdo mishi të këllaç brenda nd’arkët nga dy nga të gjitha, që të ruanjç jetën’ (e atyreve) bashkë me ty; të jenë mashkull e femërë.
Nga shpestë pas farës’ atyre, edhe nga bagëtitë pas farës’atyre, nga gjithë shtërpinjt’ e dheut pas farës’ atyre, nga dy nga të gjitha të hynjënë te ti, që t’u ruanjç jetënë.
edhe nga bagëtitë që s’janë të pastra dy (nga) dy, mashkullin’ e femërën’ e saj, edhe nga shpest’ e qiellit shtatë (nga) shtatë mashkull’ e femërë, që të ruanjç farë mbi faqet të gjithë dheut,
ata, edhe të gjithë shtëzëtë pas farësë tyre, edhe gjithë bagëtitë pas farësë tyre, edhe gjithë shtërpinjtë që hiqenë barkazi mbi dhet pas farësë tyre, edhe gjithë shpestë pas farësë tyre, edhe çdo fluturake prej çdo fare.