Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




të bërëtë 48:14 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

14 Edhe Israili ndejti të diathtën’ e ti, edhe e vuri mbi kryet të Efraimit, i cili (ishte) më i vogëli, edhe të mëngjërën’ e ti, mbi kryet të Manassehut, tuke shkëmbyerë duart’ e tia, sepse Manassehu (ishte) i paralinduri.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




të bërëtë 48:14
24 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

Edhe Josifi ja vuri emërinë dialit parë Manasseh, sepse (tha): Perëndia më bëri të harronj gjithë të dhëmburat’ e mia, edhe gjithë shtëpin’ e tim et.


Edhe Jisui i biri i Naviut ish plot me frymë diturie, sepse Moisiu kish vënë duart’ e tia mbi atë; edhe i dëgjonin’ atij të bijt’ e Israilit, edhe bëninë si urdhëroi Zoti Moisinë.


E diathta jote, o Zot, u lavdërua për fuqinë, E diathta jote, o Zot, dërrmoi arëmikunë.


Edhe Josifi i tha t’et: Mos kështu ata im, sepse ky (ësht’) i paralinduri, vërë të diathtënë mbi kryet t’ati.


Edhe Josifit i patnë lindurë ndë dhe të Egjyptërisë Manassehu e Efraimi, të cilëtë ja polli Asenatha e bila e Potiferahut priftit Onit.


Edhe të dytit ia vuri emërin’ Efraim, sepse (tha): Perëndia më rriti ndë dhet të shtrëngimit tim.


Edhe Josifi mori ata të dy, Efraimnë mbë të diathtë të ti, (e) mbë të mëngjërë të Israilit, edhe Manassehunë mbë të mëngjërë të ti, (e) mbë të diathtë të Israilit, edhe ja afroi ati.


Edhe Josifi kur pa se i ati vuri dorën’ e diathtë mbi kryet të Efraimit, i erdhi rëndë, edhe rroku dorën’ e t’et, që t’ia hiqte nga kryet’ e Efraimit, e t’e vinte mbi kryet të Manassehut.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ