Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




të bërëtë 41:57 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

57 Edhe nga gjithë vëndetë vininë ndë Egjyptëri te Josifi për të blerë drithë, sepse zia po rëndonej mbi gjithë dhenë.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




të bërëtë 41:57
11 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

Edhe të bijt’ e Israilit erthnë për të blerë (drithë) ndërmest atyreve që vininë (atie), sepse ishte zi ndë dhet të Hanaanit.


Edhe ishte një zi mbi gjithë faqen e dheut. Edhe Josifi hapi gjithë grunarëtë, edhe u shiste (drithë) gjith’ Egjyptianëvet, edhe zia po rëndonej mbi gjithë dhen’ e Egjyptërisë.


Edhe zunë të vininë shtatë viet e zisë, sikundrë pat thënë Josifi, edhe u bë zi ndëpër gjithë vëndet, po ndër gjithë dhen’ e Egjyptërisë kishte bukë.


mos thonë njerëzit’ e këtij dheu, që na nxore, sepse Zoti s’munt t’i këlliste ata nd’ atë dhe që u u zotua atyre, edhe i mërzitte ata, i nxori ata që t’i vriste ndë shkretëtirët;


Ju bëtë këshillë të ligë kundrë meje, po Perëndia bëri ndër mënt (edhe e ktheu) për të mirë, që të bënej sikundrë sot, që shpëtoi jetën’ e shumë gjëndëje,


Edhe Jakovi pa se gjëndej drithë ndë Egjyptëri, edhe Jakovi u tha të bijet: Ç’shikoni njëri jatrinë?


Edhe u bë zi buke ndë këtë dhe, edhe Avrami sbriti ndë Egjyptëri për të ngulur’ atie, sepse (ishte) zi e madhe ndë dhet.


Edhe Josifi ishte qivernitar i vëndit, ay i shiste gjithë gjëndëjesë vëndit; erdhë pra të vëllezërit’ e Josifit edhe i unjnë kryetë gjer përdhe.


Edhe Josifi mbëlodhi gjith’ argjëndinë që gjëndej ndë dhe të Egjyptërisë, e ndë dhe të Hanaanit për drithinë që blininë, edhe Josifi pruri argjëndinë ndë shtëpi të Faraonit.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ