Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




të bërëtë 32:10 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

10 shumë i vogëlë jam, për gjithë përdëllimet e për gjithë të vërtetënë që i ke bërë shërbëtorit tënt, sepse me stapinë tim shtiva këtë Jordhaninë, edhe tashi u bëshë dy mëngësh,

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




të bërëtë 32:10
33 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

Qoftë lëvduarë Zoti Perëndia i tim zot Avraamit, që nukë hoqi dorë nga përdëllimi i ti, edhe nga e vërteta e ti prej tim zoti, Zoti ma bëri mbarë udhënë ndë shtëpit të vëllezëret tim zoti.


Do të zë n’gojë përdëllimet’ e Zotit, lavdurimet’ e Zotit, gjithë sa na bëri Zoti, e të mirën’ e madhe mbë shtëpit të Israilit, që dëfteu ndër ata pas përdëllimit ti.


Atëhere thashë: Mjeri unë! Sepse jam njeri me buzë të paqëruara, edhe rri ndë mest të gjëndëjesë me buzë të paqëruara; sepse syt’ e mi panë Mbëretinë, Zotin’ e ushtërivet.


Po udha e të dreitëvet është posi drita e shkëlqyerë, që vien tuke ndriturë shum’ e më shumë, gjersa të bënetë ditë fare.


Po të kujtojsh Zonë Perëndinë tënt, sepse ay (është) që të ep fuqi të fitojsh gjë, që të forconjë dhiatën’ e tij që u u përbetua atëret tu, sikundrë është këtë ditë.


Edhe Jakovi u frikësua fort, edhe nukë dinte se ç’të bënte, edhe (ay) ndau njerëzitë që kishte me vetëhen e ti edhe tufatë, e qetë, e kamilletë, mbë dy mëngë,


edhe fitova qe e gomarë, dhën e shërbëtorë, e shërbëtore, edhe dërgova t’i ap zë tim zot, që të gjenj hirë përpara teje.


Edhe njeriu hipi fort shumë, edhe fitoi shumë tufa, e shërbëtore, e shërbëtorë, e kamille, e gomarë.


edhe na unë (tek jam) bashkë me ty, edhe do të të ruanj gjithë kudo të veç, edhe do të bie ty përsëri mbë këtë dhe, sepse nuk do të heq dorë nga ti, gjersa të bënj ato që të fola ty.


Edhe Avraami u përgjeq e tha: Na tashi tek kuxova t’i flas Zotit tim, ndonëse jam dhe e hi,


Edhe tha: O Zot Perëndia i tim zot Avraamit, të lutem, epmë një të piekurë të mirë sot, edhe bëri përdëllim Avraamit, tim zot.


Edhe Zoti tek po rrinte mbi ato, edhe tha: Unë (jam) Zoti Perëndia i Avraamit tyt et, edhe Perëndia i Isaakut, këtë dhe që po fle ti mbi atë, do ta ap ty, edhe farësë sate,


Edhe Zoti i tha Jakovit: Kthenu ndë dhet të atërëvet tu, edhe ndë gjëndëjet tënde, edhe (unë) do të jem bashkë me ty.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ