Edhe Tharai mori Avramnë, të birrë, edhe Llotnë, të birin’ e Arranit, të nipnë, edhe Sarënë, të renë, gruan’ e Avramit të birit, edhe duallë bashkë nga Ura e Halldhevet, që të venë ndë dhe të Hanaanit, edhe erthnë gjer ndë Harran, edhe ndenjnë atie.
Edhe i dhanë zë Revekësë për fialët e Isafit të birt saj më të madhit, edhe ajo dërgoi e thirri Jakovinë birr’ e saj më të vogëlinë, edhe i tha ati: Na Isafi yt vëlla tek ngushullon vetëhen’ e ti kundrë teje, se do të vrasë ty.
Edhe Perëndia i tha Jakovit: Ngreu, e ngjitu ndë Bethellë, edhe rri atie, edhe bëri atie therore Perëndisë, i cili t’u duk kur ike nga syt’ e Isafit tyt vëlla.