Edhe të kujtojsh gjith’ atë udhënë që të hoqi Zoti Perëndia yt këta dyzet viet ndë shkretëtirët, për të përunjurë ty, për të provuarë ty, për të njohur’ ato (që ke) ndë zëmërët tënde, ndë qoftë se do të ruajsh porosit’ e atij, apo jo.
i cili të ushqeu me mannë ndë shkretëtirët, që nuk’ e njihinë atërit’ e tu, për të përunjurë ty, e për të provuarë ty, që të të bënjë mirë më ndë funt,
Edhe Isaaku i tha Avraamit t’et: Ata im. Edhe ay tha: Ç’ësht’, o bir. Edhe ay tha: Na zjarri edhe drutë, po ku është berri për kurban të diegurë gjithë?
Edhe Zoti i tha Moisiut: Na tek do të bënj për ju të bierë shi buke nga qielli, edhe gjëndëja do të dalë e do të mbëlethnjë përditë atë që i del për një ditë, për të provuar ata, ndë qoftë se do t’ecnjënë ndë nomt tim, apo jo;
mos i mbash vesh fialëvet atij profiti, a atij që njeh ëndërra, sepse u provon juve Zoti Perëndia juaj, që ta dijë, ndë doni Zotinë Perëndinë tuaj me gjithë zemërënë tuaj, e me gjithë shpirtinë tuaj.
Pas këtyre punëve, erdhi fiala e Zotit te Avrami ndë të faniturë, e i tha: Mos u frikëso, Avram, unë (jam) mburonjësi yt, paga jote (do të jetë) fort e madhe.