Gëzohu, o shterpë që nukë piell; klith me gëzim, edhe gëzoju, ti që s’ke të dhëmbura barku, sepse më shumë janë djemt’ e së shkretësë, se djemt’ e asaj që ka burr, thotë Zoti.
Edhe Avraami ra mbi faqet të ti, edhe qeshi, e tha ndë zemërë të ti: Një qint vieç burri do t’i lintnjë (dialë)? Edhe Sarra, nëntëdhietë vieç grua do të piellë?
Atëherë do të thuash ndë zëmërët tënde: Cili m’i polli këta, kur ishjem unë pa djem, edhe e shkretë, skllavë, edhe siellë andej e këtej? Edhe këta kush i rriti? Na unë tek pata mbeturë vetëmë, ku ishinë këta?
A munt të harronjë gruaja foshnjën’ e saj që pi sisë, kaqë sa të mos i dhëmbetë diali i barkut saj? Po edhe ato ndë harrofshinë, po unë s’të kam për të harruarë.