Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




të bërëtë 2:2 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

2 Edhe të shtatënë ditë Perëndia kish mbaruarë punët’ e tia që bëri; edhe të shtatënë ditë u prejti nga gjithë punët’ e tia që bëri.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




të bërëtë 2:2
11 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

Këjo (është) një shenjë ndërmest meje edhe të bijet Israilit për kurdo, sepse Zoti bëri qiellin’ e dhenë (për) gjashtë dit, edhe të shtatënë ditë pushoi edhe u prë.


po e shtata ditë (është) savvat’ e Zotit Perëndisë tënt; (nd’ atë ditë) mos bëjsh asndonjë punë, as ti, as yt-bir, as jot-bilë, as shërbëtori yt, as shërbëtoreja jote, as kau yt, as gomari yt, as ndonjë nga bagëtia jote, as i huaji yt, që është përbrënda dyeret tua, që të prëhetë shërbëtori yt edhe shërbëtoreja jote, posi ti.


Gjashtë dit të bënjç punët’ e tua, edhe të shtatënë ditë të prëhesh, që të prëhetë kau yt, e gomari yt, edhe të marrë frymë i biri shërbëtoresë sate, e i huaji.


Ndë këthefsh këmbënë tënde nga savvata, për të bërë dashurimet’ e tu ndë ditët t’ime të shënjtëruarënë, edhe të kluajsh savvatënë kënaqëje, të shënjtëruarënë (ditën’) e Zotit, të ndershimenë, edhe të nderojsh atë, të mos veç pas udhëvet tua, as të mos gjejsh nd’ atë dashurimnë tënt, as mos flaç fialët’ e tua,


Edhe Perëndia pa gjithë sa bëri; edhe na (tek ishinë) fort të mira; edhe u bë mbrëmëje, edhe u bë mëngjes, dit’ e gjashtë.


Edhe Perëndia bekoi ditën’ e shtatë, edhe e shënjtëroi atë, sepse atë (ditë) u prejti nga gjithë punët’ e tia që ndërtoi edhe bëri Perëndia.


Gjashtë dit të bënetë punë, edhe të shtatënë ditë, të jetë savvatë, pushim i shënjtëruarë për Zonë, (edhe) kush të bënjë punë ditën’ e savvatësë, të vritetë fare.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ