15 Edhe Zoti Perëndia mori njerinë, edhe e vuri ndë kopësht të Edhemësë që t’e punonte, e t’e ruante.
Edhe Zoti Perëndia mbolli një kopësht ndë Edhemë mbë të lindurit të diellit, edhe vuri atie njerinë që gatoi.
Edhe të shtatënë ditë Perëndia kish mbaruarë punët’ e tia që bëri; edhe të shtatënë ditë u prejti nga gjithë punët’ e tia që bëri.
Edhe emëri i lumit tretë (thuhetë) Hiddekell [Tigris]; ky (ësht’) ay që rrieth prei Asyrisë nga të lerët’ e diellit. Edhe i katrëti lum, ky (ësht’) Efrati.
Edhe Zoti Perëndia urdhëroi Adhamnë, e i tha: Nga çdo dru të kopështit të hash liruarë,