Këjo (është) një shenjë ndërmest meje edhe të bijet Israilit për kurdo, sepse Zoti bëri qiellin’ e dhenë (për) gjashtë dit, edhe të shtatënë ditë pushoi edhe u prë.
Sepse kështu thotë Zoti, ay që bëri qiejetë, ay Perëndia që gatoi dhenë edhe e bëri, që ay vetë forcoi atë, e ndërtoi atë jo kot, (po) e gatoi atë për të ndenjurë njerës nd’atë; unë jam Zoti, edhe s’ka tietrë.
Kështu thotë Perëndia Zoti, ay që bëri qiejetë, edhe i ndejti ata, ay që forcoi dhenë, edhe ato që lintjënë nga ay, ay që i ep erë gjëndëjesë që është mbi atë, edhe frymë atyreve që ecënjënë mbi atë.
edhe mbase mos ngresh syt’ e tu ndë qiellt, e sheh diellinë, e hënënë, e yjetë, gjith’ ushtërin’ e qiellit, mos gënjehesh e t’u falesh atyre, e të luç ato, të cilatë Zoti Perëndia yt i përndau ndëpër gjithë kombat që janë ndënë gjithë qiellinë;
Edhe gjith’ ushtëria e qiellit do të tretetë, edhe qiejetë do të pshtillenë posi kartë, edhe gjith’ ushtëria e atyreve do të bierë, sikundrë bie fleta nga vështi, edhe sikundrë bienë (fletëtë) nga druri i fikut.