edhe sbrita që të shpëtonj ata nga dora e Egjyptianëvet, edhe t’i ngre ata nga ay dhe, (e t’i shpie) mbë një dhe të mirë e të gjërë, mbë një dhe që rrieth klumësht e mialtë, ndë vënt të Hanaanit, e të Hittitëvet, e të Amoritëve, e të Perizzitëvet, e të Hivitëvet, e të Jebusitëvet,
Edhe të kujtojsh gjith’ atë udhënë që të hoqi Zoti Perëndia yt këta dyzet viet ndë shkretëtirët, për të përunjurë ty, për të provuarë ty, për të njohur’ ato (që ke) ndë zëmërët tënde, ndë qoftë se do të ruajsh porosit’ e atij, apo jo.
Sepse Zoti i tha Moisiut: Thuaju të bijet Israilit: Ju (jeni) gjëndëje kokëtrashë; pakëzë herë ndë arthça përanë teje, do të të shuanj, andaj tashi svish stolit’ e tu prei teje, që ta njoh ç’kam për të bërë ty.
mos i mbash vesh fialëvet atij profiti, a atij që njeh ëndërra, sepse u provon juve Zoti Perëndia juaj, që ta dijë, ndë doni Zotinë Perëndinë tuaj me gjithë zemërënë tuaj, e me gjithë shpirtinë tuaj.