Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




të bërëtë 17:7 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

7 edhe do të vë dhiatënë time ndërmes meje e teje, edhe farësë sate pas teje mbë brezat t’atyre, për dhiatë të përherëshime, që të jem Perëndi te ti edhe te fara jote pas teje,

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




të bërëtë 17:7
40 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

Edhe Zoti iu duk ati atë natë, e tha: Unë (jam) Perëndia i Avraamit tyt et, mos u frikëso, sepse unë (jam) bashkë me ty, edhe do të të bekonj, edhe do të shtonj farënë tënde, për Avraaminë shërbëtorinë tim.


Atë ditë Zoti bëri dhiatë me Avramnë, tuke thënë: Këtë dhe ja kam dhënë farësë sate, që nga lumi i Egjyptërisë, gjer ndë lum të math, ndë lum’ të Efratit,


Edhe Zoti tek po rrinte mbi ato, edhe tha: Unë (jam) Zoti Perëndia i Avraamit tyt et, edhe Perëndia i Isaakut, këtë dhe që po fle ti mbi atë, do ta ap ty, edhe farësë sate,


pastaj vura ndër ata dhiatënë time, t’u ap atyre dhen’ e Hanaanit, atë dhen’ e huajë t’atyre, ndë të cilinë ndenjnë,


Pastaj Perëndia i tha Moisiut: Kështu do t’u thuaç të bijet Israilit: Zoti Perëndia i atëravet tuai, Perëndia i Avraamit, (e) Perëndia i Isaakut, e Perëndia i Jakovit, më dërgoi te ju, ky (do të jetë) emëri im për gjithë jetënë, edhe këta është të përmënduritë tim breza pas brezash,


Edhe (i) tha (ati): Unë (jam) Perëndia i tyt et, Perëndia i Avraamit, (e) Perëndia i Isaakut, e Perëndia i Jakovit. Edhe Moisiu fshehu faqen’ e ti, sepse kishte frikë të shtinte sytë mbë Perëndinë.


Edhe do të vë dhiatënë time te ti; edhe do të hynjç nd’arkët, ti edhe bijt’ e tu, edhe gruaja jote, edhe grat’ e bijet tu bashkë me ty.


ay që ka lindurë ndë shtëpit tënde, edhe ay që është blerë me argjëntnë tënd, vërte do të të rrethpritetë, edhe dhiata ime do të jetë ndë mish tuaj për dhiatë e përherëshime,


Edhe Perëndia tha: Po, gruaja jote Sarra do të të piellë dialë, edhe do t’ia kluanjç emërin’ ati Isaak, edhe do të bënj dhiatënë time me atë për dhiatë të përherëshime, (edhe) me farën’ e ati pas ati.


edhe do t’u marr juve për vetëhe për gjëndëjenë time, edhe do të jem Perëndia juaj, edhe do të njihni, se unë jam Zoti Perëndia juaj, që u nxier së poshtëri nga barrët e Egjyptianëvet,


që të të bënjë sot gjëndëje për vetëhen’ e tij, edhe ay të jetë te ti Perëndi, sikundrë të tha ty, edhe sikundrë u u përbetua atëret tu, Avraamit, e Isaakut, e Jakovit.


Sepse unë (jam) Zoti që dua dreitëri, që mërzit rrëmbim e të paudhë, edhe do t’ua shpaguanj punën’ atyre me besë, edhe do të bënj dhiatë të përjetëshime mb’ ata.


edhe ylberi do të jetë ndë ret, edhe do të shoh atë, që të kujtonj të përherëshëmenë dhiatë që (është) ndërmes Perëndie edhe çdo gjëje me frymë prej çdo mishi, që (është) mbi dhet.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ