Edhe Perëndia i tha ati: Unë (jam) Perëndia Gjithë-pushtetësi, shtohu e shumohu, komp e shumicë kombesh do të bënenë nga ti, edhe mbëretërë do të dalënë nga mezi yt,
Po i ati nukë deshi, edhe tha: E di diali im, e di, edhe ky do të bënetë një gjëndëje, edhe ky do të bënet’ i math, po i vëllai ati më i vogëli do të jetë më i math se ay, edhe fara e ati do të bënetë shumicë kombesh.
se me bekim do të të bekonj, edhe me të shumuarë do të shumonj farënë tënde posi yjet’ e qiellit, edhe posi rërënë që është ndë buzët të detit, edhe fara jote do të pushtonjë dyert’ e arëmiqvet saj.
Edhe Zoti i tha asaj: (Janë) dy kombe ndë barkut tënt, edhe dy gjëndëje do të ndahenë nga zorrët’ e tua, edhe njëra gjëndëje do të jetë më e fortë (se tiatra) gjëndëje, edhe më e madheja do t’i shërbenjë më të vogëlësë.